Lëkundje të forta tërmeti, ndihen në disa qytete
- Korca Boom
- Jan 13
- 1 min read
Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës, në veri të Italisë, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), lëkundja e parë u shënua rreth orës 09:27, me magnitudë 4.3 ballë, me epiqendër pranë qytetit Russi, në provincën e Ravenna-s, në një thellësi prej rreth 23 kilometrash.
Dy minuta më vonë, në orën 09:29, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër pranë qytetit Faenza, po në provincën e Ravenna-s.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet Forlì, Cesena, Ravenna dhe në zonat përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët dolën në rrugë nga frika e pasgoditjeve.
Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës vijojnë monitorimin e situatës.
"KORCA BOOM"



















