Lëvizje e befasishme, shkarkohet nënkryetari i Bashkisë
- 8 hours ago
- 1 min read
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të shkarkojë nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër ndryshimi në drejtimin e institucionit, kur Veliaj vendosi t’i tërheqë Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Blendi Sulaj mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2025, kur u emërua në këtë pozicion.
Lëvizja e fundit është pjesë e ndryshimeve në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës.
Në këtë kuadër, pritet të shihet nëse do të ketë edhe vendime të tjera lidhur me përbërjen e grupit të nënkryetarëve.
Më herët janë raportuar gjithashtu ndryshime të mundshme në pozicionet e nënkryetarëve Jonida Halili dhe Ilir Mengra, duke shtuar pikëpyetjet mbi përbërjen e ardhshme të strukturës drejtuese të bashkisë.
“KORÇA BOOM”
















