Lëvizje e papritur në merkato, ish-trajneri i Skënderbeut pranë rikthimit të bujshëm
- Jun 9
- 1 min read
Ish-trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Flamurtarit për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e klubit vlonjat, me në krye Sinan Idrizin, kanë nisur kontaktet me teknikun kryeqytetas, i cili mund të rikthehet në Vlorë pas 12 vitesh.
Gjoka ka drejtuar më parë Flamurtarin në periudhën 2012-2014, ku arriti të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, duke lënë gjurmë në historinë e klubit. Përvoja e tij dhe njohja e ambientit vlerësohen si elementë të rëndësishëm për projektin e ri të vlonjatëve.
Gjatë karrierës së tij, ish-trajneri i Skënderbeut ka qenë në krye edhe të skuadrave si Kukësi dhe Vllaznia, ndërsa ka pasur eksperienca të suksesshme edhe jashtë Shqipërisë me Shkëndijën dhe Shkupin.
Flamurtari synon rikthimin e menjëhershëm në Superiore dhe drejtuesit besojnë se Ernest Gjoka është profili i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt këtij objektivi. Negociatat mes palëve vijojnë, ndërsa një vendim zyrtar pritet të merret së shpejti.
“KORÇA BOOM”
















