top of page

Makina e autorëve e djegur pranë Mirakës, hetimet për ekzekutimin e Mëhallës vazhdojnë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 1
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mëhalla. 43-vjeçari u qëllua në makinën e tij Range Rover, menjëherë pasi kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil”, pronë e tij.


Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar përdorën një makinë që ishte në pronësi të biznesmenit për kryerjen e krimit. Ky automjet u gjet i djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.


Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy plumba e kanë prekur mendjen e Mëhallës në kokë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve janë duke vijuar nga policia dhe prokuroria.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page