top of page

Makina përfshihet nga flakët, zjarri përhapet e shkrumbon pyllin

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një sipërfaqe pyjore në anën e aksit rrugor ‘Dibër – Rrëshen’ është përfshirë nga flakët një ditë më parë. Shkak është bërë një makinë e cila si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Flakët janë përhapur duke djegur dhe pyllin.


'Rreth orës 15:30 të datës 11.08.2026, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin rrugor “Dibër-Rrëshen”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh..


Si pasojë është djegur plotësisht automjeti, si dhe një sipërfaqe pyjore në anë të aksit, ku u përhapën flakët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale' informoi sot policia./ Ora news

“KORÇA BOOM”



bottom of page