Maliqi humb farmacisten e përkushtuar Dr. Lavdija Gora, kujtimi i saj i paharruar
- Korca Boom
- Dec 9
- 1 min read
Ndahet nga jeta farmacistja e njohur nga Dushari, Dr. Lavdije Gora (Fejzullai). Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë njofton me hidhërim ndarjen e koleges së tyre të nderuar.
Dr. Lavdija lindi në Dushar, Korçë, më 1 janar 1953.
Në vitin 1976 përfundoi studimet për farmaci në Universitetin e Tiranës. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj komunitetit, duke ushtruar profesionin e farmacistes në farmacinë e saj në qytetin e Maliqit, ku u bë një figurë e dashur dhe e respektuar.
Me buzëqeshjen, fjalën e mirë dhe kujdesin njerëzor, Dr. Lavdija u bë një mbështetje për qytetarët, të cilëve iu shërbeu me devotshmëri, përkushtim dhe humanizëm.
Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëshortin Dr. Kujtimin, vajzën dhe kolegen Dr. Aldën, djalin Saimirin, të afërmit, miqtë dhe kolegët. "Qoftë i paharruar kujtimi i saj!" thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
"KORCA BOOM"



















