top of page

Mbrojtësi që la gjurmë te Skënderbeu dhe Kombëtarja. Urime për 82-vjetorin, Dhimitraq Dembo!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 10
  • 1 min read

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe i Skënderbeut, Dhimitraq Dembo, feston sot 82-vjetorin e lindjes, pikërisht më datën 10 tetor.


Një figurë e respektuar dhe e dashur në qytetin e Korçës, Dembo vazhdon të jetë aktiv dhe i pranishëm në jetën sportive të qytetit, duke u konsideruar sot si një ikonë e vërtetë e futbollit korçar dhe shqiptar në përgjithësi.


Me përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë që ka treguar për fanellën kuqezi dhe atë bardhekuqe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.


Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër! Qofsh me shëndet dhe jetë të gjatë!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page