top of page

Mbrëmja letrare në nderim të poetit Skënder Rusi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 16
  • 1 min read

Bashkia Devoll organizoi aktivitetin letrar kushtuar përvjetorit të lindjes së poetit dhe lirikut të shquar, Skënder Rusi. Edhe pse fizikisht nuk është më mes nesh, poeti vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve përmes vargjeve të tij të thella dhe plot ndjenjë.


Në këtë mbrëmje të veçantë u promovua edhe vëllimi më i fundit poetik i tij, “Ditët e mia pa ty”, një botim që e rikthen autorin mes nesh me forcën e fjalës së tij.


Të pranishëm ishin familjarë, miq dhe dashamirës të poezisë, të cilët ndanë kujtime dhe interpretime nga krijimtaria e Skënder Rusit.


Bashkia Devoll falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për kontributin në këtë aktivitet dinjitoz, që e mban gjallë kujtimin dhe veprën e një prej zërave më të ndjerë të poezisë shqiptare.


Skënder Rusi - një poet që jeton përmes vargjeve të tij.


“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page