top of page

Me sipërfaqe sa 7 lagje të bëra bashkë! Anija më e madhe turistike në botë del në ujë për herë të parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Anija më e madhe turistike në botë që mban emrin “Legend of the Seas” ka dalë në ujë për herë të parë. Anija e re e Royal Caribbean është pothuajse 370 metra e gjatë dhe peshon 250.000 ton.


Për të dalë në ujë i’u deshën 12 orë të furnizohej me karburant, dhe katër rimorkiatorë e shtynë anijen masive turistike në skelën e pajisjeve për prekjet e fundit para nisjes zyrtare të saj verën e ardhshme.


Kjo anije përmban një park ujor, 21 bare dhe 23 restorante, mbulon një sipërfaqe prej 7 lagjesh dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 7600 pasagjerësh.


Royal Caribbean, kompania prodhuese,  thotë se “familjet e të gjitha moshave do të jenë në gjendje të shijojnë kohën familjare të jetës së tyre së bashku, në mënyrën e tyre”.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page