top of page

TRAGJIKE / Arrestohen dy shqiptarë pas ndjekjes fatale ku humbi jetën polici 39-vjeçar

  • 20 hours ago
  • 1 min read

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në lidhje me ndjekjen policore tragjike ku humbi jetën oficeri 39-vjeçar i Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile.


Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë drejtuesi i një automjeti tip SUV, i dyshuar si i përfshirë në ndjekjen fatale, si dhe një person tjetër. Arrestimet janë kryer në provincën Monza dhe Brianza, pas një operacioni të koordinuar mes policisë lokale të Monzës dhe Milanos.


Autoritetet italiane bëjnë me dije se automjeti, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit, është lokalizuar nga forcat e rendit. Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.


Dy të arrestuarit ndodhen aktualisht në pyetje nga autoritetet italiane, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat konkrete që rëndojnë mbi ta.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ndërsa vdekja e oficerit 39-vjeçar ka tronditur opinionin publik. Hetuesit po punojnë për të sqaruar çdo detaj që lidhet me ndjekjen fatale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page