top of page

Merkatoja “e çmendur” e pogradecarëve: Gati të afrohen 10 futbollistë cilësorë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Updated: 2 hours ago

Merkatoja verore te Pogradeci po shkon drejt një periudhe shumë aktive dhe të ngarkuar.


Gjatë kësaj jave pritet të afrohen rreth dhjetë futbollistë me cilësi të lartë, të cilët janë vëzhguar prej kohësh nga stafi teknik me në krye trajnerin Ardian Mema.


Sipas burimeve pranë klubit liqenor, gjithçka është drejt finalizimit dhe pritet që prezantimi i tyre të bëhet çështje ditësh.


Këta futbollistë janë përzgjedhur me kujdes nga stafi gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe do të jenë, sipas të gjitha gjasave, afrimet e fundit për këtë merkato.

 “KORÇA BOOM”

Me këto përforcime, grupi i lojtarëve nga sezoni i kaluar do të kompletohet, dhe trajneri Mema do të ketë një skuadër më të plotë dhe më konkurruese për sezonin e ri.


bottom of page