Mes zjarreve dhe shpifjeve, Rama sulmon “lehaqeniet” mediatike
- Korca Boom
- Aug 14
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve që kanë prekur disa zona të vendit, me rastet më problematike në Delvinë dhe Gramsh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se sot është një tjetër ditë në gatishmëri të lartë, ndërsa situata paraqitet më e përmirësuar, falë përpjekjeve dhe sakrificave në terren.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama në reagimin e tij.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse, bashkë me strukturat e emergjencës civile dhe ushtrinë, vijojnë punën për të përballuar vatrat aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
“KORÇA BOOM”



















