Ministrit të Politikës Sociale, të Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Limani viziton Bashkinë Korçë
- Jun 9, 2025
- 1 min read
Bashkia Korçë njofton se:
"Pritëm me kënaqësi në bashki vizitën e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë të Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Limani – një nga ministrat shqiptarë në qeverinë maqedonase, i angazhuar për bashkëpunim institucional dhe projekte të përbashkëta.
Diskutuam mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushat sociale dhe shërbimet për komunitetin, ku ministri vlerësoi edhe transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Korçës. U ndalëm gjithashtu te nisma të përbashkëta në turizëm, për të afruar më shumë qytetet dhe njerëzit tanë.
Një vizitë që forcon urat e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komuniteteve tona."
“KORÇA BOOM”

















