Mirë se erdhët, gjimnazistë! Ftesa e Gjimnazit “Themistokli Gërmenji” për rrugëtimin tuaj të ri
- Korca Boom
- 13 minutes ago
- 1 min read
I lirë për të kërkuar dije të reja, teksa ngjitesh në malin e jetës . Me mijëra ëndrra të ndezura nga koha presin të bëhen realitet, dhe ti nuk ndalesh.
Kujdes!Në rrugën tënde do të ndeshësh gjithmonë shkëmbinj. Ata mund të jenë pengesa ose gurë kapërcimi – gjithçka varet nga mënyra se si i përdor.
Sekreti i jetës është të jetosh në buzë të rrezikut, aty ku sfidat të japin frytshmërinë dhe kënaqësinë më të madhe. Ti ke forcën dhe vullnetin për t’u përballur me furtunat, duke i kthyer erërat në favorin tënd.
Mos harro: askush nuk mund të ndërtojë për ty urën mbi lumin e jetës sate, përveç vetes tënde.Vepro si mendimtar: shih çdo veprim si një eksperiment, çdo pyetje si një përpjekje për të zbuluar diçka të re. Dështimi dhe suksesi nuk janë fundi i rrugës – janë vetëm përgjigje.
Unë, Themistokliu, jam gjithmonë këtu për të të përkrahur dhe nxitur në këtë udhëtim.
Suksese për vitin shkollor 2025-2026!
“KORÇA BOOM”
