top of page

GJIMNAZI "Raqi Qirinxhi" uron një vit të ri shkollor të mbushur me suksese, guxim, dije dhe buzëqeshje!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 7
  • 1 min read

Nuk ka gëzim më të madh që urimin për nisjen e një viti të ri shkollor ta përcjellim përmes sukseseve dhe arritjeve të nxënësve tanë.


Le të shërbejnë këto arritje si burim frymëzimi për ju, të cilët, nesër do të hidhni hapat nëpër korridoret e gjimnazit tonë dhe do të mbushni klasat, ku do të mësoni mes librave, fjalës së mësuesve dhe shokëve të klasës, si miqtë që do t'ju shoqërojnë në çdo hap.


Lartësoni emrin e shkollës sonë, përmes punës suaj! Suksese në çdo faqe që do të shkruani, në çdo provë që do të kaloni, në çdo ëndërr që do të guxoni të ndiqni!

Mos kini frikë nga vështirësitë, sepse ato janë mësuesit më të mirë!


Stafi i mësuesve ju uron që viti i ri shkollor të jetë i mbushur me suksese, guxim, dije dhe buzëqeshje!


Vend i tretë për Shqipërinë në Hackathon-in 2025!


Nxënësit e seksionit dygjuhësh të shkollës sonë "Raqi Qirinxhi" – Darli Karamuço (XI A), Zoi Qose (XI A) dhe Natalja Jorgji (maturante) – përfaqësues të Shqipërisë, u ngjitën në podium duke fituar çmimin e tretë në finalen e zhvilluar më 4–7 shtator në Bukuresht, Rumani , nën organizimin e OIF.


Gara bashkoi 10 ekipe nga 3 kontinente dhe 7 shtete: Shqipëri,  Bullgari,  Kamerun, Xhibuti,  Rumani,  Serbi,  Vietnam.


Ekipi ynë prezantoi lojën mbi barazinë gjinore, e cila do të zhvillohet më tej në një version profesional me mbështetjen e trajnerëve.


Urime nxënësve tanë për punën e shkëlqyer, përfaqësimin dinjitoz dhe suksesin ndërkombëtar!

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page