Mjegulla përfshin Fushën e Maliqit dhe aksin Bulgarec-Petrushë, vështirësi në qarkullim
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Mjegulla ka përfshirë paraditen e sotme një pjesë të Fushës së Maliqit, si edhe aksin nacional Bulgarec–Petrushë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin normal të mjeteve.
Dukshmëria e reduktuar ka sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve, ndërsa autoritetet këshillojnë drejtuesit të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Ndërkohë, prania e dendur e mjegullës gjatë këtyre ditëve është kthyer në shqetësim për personat që vuajnë nga problemet me rrugët e frymëmarrjes.
Mjekët rekomandojnë që këta persona të shmangin lëvizjet, veçanërisht gjatë orëve kur mjegulla është më e pranishme, si dhe të qëndrojnë pranë qendrave të tyre të banimit.
Situata pritet të përmirësohet me rritjen e temperaturave gjatë orëve të mesditës./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















