Moment i veçantë në homazhe: Rexhina, ish-bashkëshortja e Nanos, pranë familjes
- Nov 2, 2025
- 1 min read
Ceremonia ka mbledhur familjarë, personalitete të jetës publike dhe qytetarë të shumtë, të cilët po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik në vend.
Në homazhe ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli, si dhe ish-bashkëshortja Rexhina, të cilët qëndruan pranë familjes në këtë moment zie. Prezenca e tyre, larg vëmendjes së kamerave prej vitesh, tërhoqi respektin e të pranishmëve, duke reflektuar unitet dhe respekt familjar.
Ceremonia e homazheve nisi në orën 08:30 dhe pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë politike dhe publike.
"KORCA BOOM"
















