“Mos flisni më”, deputeti denoncon bashkëshortin e ish-drejtoreshës së arrestuar: Më kërcënoi në telefon
- 5 days ago
- 1 min read
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar një kërcënim që, sipas tij, i është bërë në telefon nga bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Eliabeta Mataj, e arrestuar pak kohë më parë.
Përmes rrjeteve sociale, Kapri pretendon se kërcënimi ka ardhur pas deklaratave të tij publike lidhur me çështjen e vjedhjes së parave në Postën e Durrësit, për të cilën Mataj është nën akuzë.
Deputeti tha se bashkëshorti i saj e ka paralajmëruar të mos flasë më për këtë çështje.
“Denoncova drejtoreshën e Postës në Durrës, e cila vodhi 3 milionë euro në thasë plehrash dhe i ka lënë pensionistët pa pensione atje. Ky është i shoqi. Dhe tha: ‘Mos flisni më për këtë çështje se do ta shikoni!’”, deklaroi Kapri.
“KORÇA BOOM”
















