Moti për sot (e martë, 3 nëntor 2026)/ Shi, shtrëngata dhe rrufe
12 hours ago
1 min read
Vendi ynë pritet të përfshihet të martën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug pritet të arrijnë intensitet mesatar. Në këtë zonë nuk përjashtohen as shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites parashikohen intervale me kthjellime, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në vijën bregdetare dhe kryesisht në lugina, era pritet të forcohet deri në 15 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.
“KORÇA BOOM”
















