Moti SOT/ Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e enjte
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.
Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.
Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.
Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celcius, ato minimale do të zbresin në -4 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.
Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 3-4 ballë.
“KORÇA BOOM”



















