top of page

Nata e dytë e MIK Festival solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12
  • 1 min read

Nata e dytë e MIK Festival solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur muzika shqiptare.


Në 90-vjetorin e lindjes së Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashëgiminë e një emri të pavdekshëm të artit lirik.


Nën drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe emra të njohur të skenës shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollën emocione të forta për publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.


Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.


Korça vazhdon të dëshmojë se është dhe do të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page