top of page

Nata e parë e edicionit të 7-të të “Shpirtit të Ballkanit” në Korçë ishte fantastike!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 14
  • 1 min read

Nata e parë e edicionit të 7-të të “Shpirtit të Ballkanit” në Korçë ishte fantastike!


Grupe nga Kosova, Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sollën në qytetin tonë një festë emocionesh me ngjyra, ritme dhe kulturë në lëvizje.


Parada në rrugët e qytetit u kthye në një mozaik gjuhësh, kostumesh dhe identitetesh, që u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe vizitorët, një dëshmi e gjallë e shpirtit ballkanik që na bashkon përtej kufijve.


Në mbrëmje, tingujt e folk-ut dhe jazz-it përshkuan Pazarin e Vjetër, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme. Nën dritat e skenës, me publikun që këndonte, kërcehej dhe festonte, Korça u ndez me energjinë e një nate që nuk harrohet lehtë.


Një tjetër natë që dëshmon pse Korça është kryeqyteti i shpirtit, i kulturës dhe mikpritjes.


“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree
ree
ree

bottom of page