top of page

Nderim përjetë demokratëve të 20 shkurtit 1991!

  • 9 hours ago
  • 1 min read

NDERIM PËRJETË DEMOKRATËVE TË 20 SHKURTIT 1991


Më 20 Shkurt 1991 demokratët korçarë dolën në shesh me guxim, me vendosmëri dhe me besim të palëkundur se diktatura duhej rrëzuar njëherë e përgjithmonë. Ata i vunë lakun në fyt simbolit të shtypjes dhe rrëzuan jo vetëm një bust, por simbolin e një regjimi që kishte mbajtur peng Shqipërinë për dekada.


Ai akt nuk ishte thjesht një moment proteste. Ishte një betim publik se shqiptarët nuk do të jetonin më në frikë. Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e atij 20 Shkurti shkruan me guximin dhe sakrificat e tyre kapitullin më të ndritur të historisë sonë moderne.


NDERIM PËRJETË demokratëve të 20 Shkurtit 1991!


Sot, detyra jonë është të mos e harrojmë atë frymë. Të mos e lëmë historinë të zbehet.

20 Shkurti është krenaria jonë!


Është kujtesë.

Është thirrje.

Është radha jonë!


Sot është dita për të rrëzuar narkodiktaturën! Sot është dita për të rrëzuar Edi Ramën!

“KORÇA BOOM”


bottom of page