Ndryshim i rëndësishëm në Kadastër, drejtori largohet nga detyra që mbante
Everest Kazheli është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan.
Kazheli largohet kështu nga drejtimi i Kadastrës në Fier, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në këtë javë. Deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në drejtimin e ASHK-së në Fier.
Lëvizja vjen në një periudhë kur Kadastra e Fierit është përballur me çështje të hetuara për tjetërsimin e pronave, ndërsa ish-drejtues të ASHK Fier janë përfshirë në procedime penale dhe disa prej tyre ndodhen në burg.
Kazheli ka një eksperiencë të mëparshme në strukturat e Kadastrës. Para drejtimit të ASHK-së në Fier, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të strukturës së Kadastrës në Lushnjë.
Emërimi i tij në Elbasan shënon një tjetër ndryshim në strukturat drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
“KORÇA BOOM”
















