top of page

Ndryshime në disa drejtori të Policisë së Shtetit. Emrat

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Ndryshime ka ndodhur në drejtimin e komisariateve në disa qytete në vend. Mësohet se ndryshime ka pasur në qytetin e Dibrës, në Elbasan, Tiranë apo dhe Elbasan. Po ashtu ka pasur ndryshime në komisariatet Shkodrës apo dhe te Krimet e Rënda në DPPSH.

Njoftimi i Drejtorisë së Policisë:


-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.


-Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.


-Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër.


-Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.


-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.


-Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.


-Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page