top of page

Ndërkombëtarizimi, prioritet i UNIKO – Eksperiencë kërkimore në Norvegji për dr. Dorela Kaçaunin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 3
  • 1 min read

Në kuadër të angazhimeve për ndërkombëtarizimin e stafit akademik dhe përfshirjen në projekte kërkimore ndërkombëtare, pedagogia e Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Dorela Kaçauni, zhvilloi një mision kërkimor të shkurtër (Short-Term Scientific Mission – STSM) pranë Universitetit të Inland, Hamar në Norvegji, gjatë datave 23–27 qershor 2025.


Kërkimi u realizua në kuadër të projektit COST Action CA22145 – GameTable dhe kishte si temë “Roli i inteligjencës artificiale në nxitjen e bashkëpunimit mes studentëve në mjedise të të nxënit me elementë loje”.


Dr. Kaçauni punoi nën udhëheqjen e profesorit të inteligjencës artificiale, prof. asoc. Meisam Taheri, duke marrë njohuri praktike dhe teorike mbi ndërveprimin ndërmjet AI-së dhe procesit mësimor, si dhe mbi ndërtimin e instrumenteve kërkimore për matjen e angazhimit të studentëve.


Përvoja në këtë program pritet të kontribuojë në zhvillimin profesional të stafit akademik të universitetit, duke pasuruar procesin mësimor në programin Master i Shkencave në “Mësuesi në Gjuhën Angleze”.


Ndërkaq, përfshirja në këtë lloj kërkimi e pajis stafin me aftësi të avancuara për aplikimin e metodave ndërdisiplinore në kontekste ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e arsimit dhe kërkimit në universitetin tonë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page