NESËR java e 28-të/ Skënderbeu, vlen vetëm fitorja ndaj Besës. Sot luhet derbi!
- 2 hours ago
- 1 min read
Java e 28-të e kategorisë së parë starton sot me një ndeshje dhe të gjitha takimet e tjera luhen ditën e nesërme, pra të dielën.
Në këtë mënyrë sot në orën 15:00, luhet derbi i myzeqesë, teksa Apolonia do të presë Lushnjën në Fier, e thënë ndryshe do të jetë njëkohësisht “derbi” i fundtabelës.
Më pas radhën do ta ketë dita e nesërme me 5 përballje që janë “zjarr”, pasi po i afrohemi fundit të kampionatit.
E gjithë vëmendja nesër do të jetë te treshja e kreut, ku Skënderbeu kyesues do të udhëtojë drejt Luzit, atje ku e pret Besa, një ndeshje shumë delikate dhe që Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja.
Në të njëjtën orë nesër, do të luajë edhe Laçi i vendit të dytë që do të luajë po në transfertë, por ndaj Ilirisë. Ndërkohë që Pogradeci i vendit të tretë, udhëton drejt Burrelit dhe te këto tre ndeshje do të jetë e gjithë vëmendja pasi Skënderbeu tashmë ndjen presionin e kreut me vetëm 1 pikë larg kurbinasve dhe 6 pikë larg pogradecarëve.
Në përballjet e tjera Kastrioti pret Kukësin dhe Korabi do të luajë përballë Luftëtarit.
Java 28
21 mars 2026 (SOT)
ORA 15:00 Apolonia – Lushnja
22 mars 2026 (NESËR)
ORA 15:00 Kastrioti – Kukësi
ORA 15:00 Burreli – Pogradeci
ORA 15:00 Iliria – KF Laçi
ORA 15:00 Besa – Skënderbeu
ORA 15:00 Korabi – AF Luftëtari
“KORÇA BOOM”
















