NESËR rikthehet kategoria e parë. Skënderbeu pret Luftëtarin. Pogradeci për fitore ndaj Besës
- Jan 16
- 1 min read
Kategoria e Parë do të rikthehet të luajë ndeshjet e radhës në kampionat këtë të shtunë. Ditën e nesërme rikthehet futbolli i luajtur për kategorinë e parë me ndeshje vërtet interesante dhe me luftë si për kreun e kategorisë së parë, por edhe për mbijetesë.
Saktësisht ekipet do të zbresin në fushë nesër, më 17 janar, ku në program janë duele mjaft të luftuara dhe mjaft emocionuese.
Java e 18-të te kampionatit do të zhvillohet e gjitha në një ditë. 5 sfida do të luhen paralelisht në orën 13:30, ndërsa vetëm një ndeshje do të luhet në orën 16:00.
Laçi pret Kukësin, ndërsa Besa luan në teansfertë ndaj Pogradecit. Në transfertë do të luajë edhe Kastrioti ndaj Ilirisë, teksa Lushnja do të përballet me Korabit. Paralelisht në orën 13:30 sfidohen edhe Burreli – Apolonia, ndërsa në 16:00 përballen vetëm Skënderbeu dhe Luftëtari.
Java 18:
KF Laçi – Kukësi 17.01.2026 13:30
Pogradeci – Besa 17.01.2026 13:30
Iliria – Kastrioti 17.01.2026 13:30
Lushnja – Korabi 17.01.2026 13:30
Burreli – Apolonia 17.01.2026 13:30
Skënderbeu – AF Luftëtari 17.01.2026 16:00
“KORÇA BOOM”
















