Nga: Devis OSMAN/ Tradhëtia e rradhës!
- Korca Boom
- Jul 21, 2025
- 2 min read
Nga Devis OSMAN
Sot ju bë tradhëtia e rradhës qytetit tonë nga një bashki e falimentuar e cila vegjeton dhe shkatëron qytetin, të ardhmen e fëmijëve tanë!
Kjo bashki dhe kjo qeveri ishin një prej faktorëve kryesorë që skuadra jonë e zemrës “Skënderbeu”, të rrëzohej, të dënohej dhe të luftohej nga zombit e kryeqytetit deri në atë pikë si asnjë ekip tjetër në europë që nuk është dënuar për 10 vjet mos pjesëmarrje në kompeticionet europiane.
Sot jemi para faktit që kjo bashki nxitoj t’ja falë pronën e korçarëve disa të ashtuquajtur “investitorë strategjikë, offshore” që në të vërtetë do të jenë këta 20-vjeçarët e plakur të qytetit(korça ku dua të jetoj) që me emra në offshore do të bëjnë sikur do ndërtojnë një stadium i cili do të rrethohet me kulla dhe hotele në zonën më të frekuentuar nga korçarët.
Kur skuadra jonë e zemrës është ndër skuadrat e kategorisë së dytë në vend dhe qyteti sa vjen dhe zbrazet, bashkia jonë e falimentuar për të mbajtur frymën gjallë dhe për t’ju zhvatur edhe atë pak gjelbërim që ka qyteti do ta betonizojë, do ta falë tek “20-vjeçarët e plakur” të qytetit që dikur bënin sikur e donin por e plaçkitën, e varfëruan, e dëbuan dhe sot asnjë prej tyre apo fëmijëve të tyre jeton në Korçën tonë të dashur.
Korçarët duhet të bëhen bashkë të djathtë e të majtë për të mos e lënë që kjo të ndodhë, të paktën JO pa u pyetur ata vetë.
Nuk kishte ndonjë nxitim që në kohë pushimesh në një mbledhje jashtë rradhe(me fuqinë e kartonave), të miratohej në kundështim me parimet e një qyteti si Korça një falje e pronës Korçare “investitorëve strategjikë, offshore”.
Keqardhje për ata këshillëtarë opozitarë që bashkuan votat me ushtarët e majtë.
“KORÇA BOOM”



















