Nga Hormuzi në Detin e Kuq, rruga e re e naftës që shihet si zgjidhje globale
- 6 hours ago
- 1 min read
Kryeministri japonez Sanae Takaichi dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ranë dakord në një telefonatë sot për të bashkëpunuar në transportimin e naftës bruto në Japoni nëpërmjet Detit të Kuq, një rrugë që anashkalon Ngushticën e Hormuzit, tha një burim qeveritar japonez .
Takaichi dhe Bin Salman riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të koordinuar përpjekjet për të ulur shpejt tensionet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, raportoi Koyodo.
Burimi i tha agjencisë japoneze se Arabia Saudite po bashkëpunon me Pakistanin, i cili po ndërmjetëson negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një zgjidhje paqësore të qëndrueshme, dhe se Takaichi është informuar mbi zhvillimet e fundit.
“KORÇA BOOM”
















