Ngjarje / përplasje mes makinës dhe motorit të policisë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një motor i Policisë Rrugore është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetase me inicialet J. D.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 të paradites, në rrugën “Taulantia”, një nga akset më të frekuentuara të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me motorin e Policisë Rrugore, i cili drejtohej nga efektivi me inicialet E. M., i cili ndodhej në krye të detyrës në momentin e aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të palëve të përfshira.
"KORCA BOOM"
















