Ngjarje dramatike: Kamioni shpërthen pas përmbysjes, viktima dhe të plagosur
- 7 hours ago
- 1 min read
Pamje tronditëse kanë dalë në dritë nga përmbysja dhe shpërthimi i një kamioni që transportonte gaz të lëngshëm në Santiago, Kili.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas kreut të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është një nga viktimat, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale shihet një re e dendur tymi të bardhë që mbulon autostradën dhe automjetet përreth, duke krijuar një pamje dramatike dhe një situatë emergjente për përdoruesit e rrugës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit dhe për të siguruar zonën.
"KORCA BOOM"



















