top of page

NGJARJE E RËNDË/ Përmbyset mjeti në Devoll, përfshihet nga flakët! Shpëtojnë 3 të rinjtë

  • 6 days ago
  • 1 min read

Pasditen e së hënës në aksin rrugor Hocisht- Grace në Devoll një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në rrugë. Bashkë me të udhëtonin e dy djem të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime.


Kanë qenë udhëtarët e rastit që kanë ndihmuar djemtë të dalin në kohë pasi makina ka marrë flakë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Siç shihet edhe nga pamjet zjarri ka qenë i madh ndërsa tymi i zi mbulon zonën.


Ka qenë reagimi i shpejtë i forcave zjarrfikëse të Bashkisë Devoll ato që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve ndersa 3 të rinjtë kanë dalë nga spitali dhe ndodhen në gjendje stabel./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page