NGJARJE E RËNDË/ Vri*et një 60-vjeçare, dyshohet se autori i krimit është djali i saj
- Jan 21
- 2 min read
Një krim në familje është regjistruar këtë të mërkurë në Kosovë në fshatin Restelicë. Mësohet se një 30-vjeçar ka vrarë nënë e tij 60-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:06. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.
Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rast”, njoftoi policia.
Prokuroria Themelore në Prizren ka shtuar se autori i dyshuar ka qenë i përfshirë në tre të tjera të dhunës në familje.
“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese.
Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim.
“KORÇA BOOM”
















