NGJARJE E RËNDË/ 20-vjeçari h*mb jetën në liqen teksa lahej me miqtë
- 4 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një shtetas kosovar, L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ Lajmi i fundit
“KORÇA BOOM”
















