top of page

Ngjarje e rëndë, gruaja transportohet me urgjencë në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 51-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës në banesën e saj. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa shtetasja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.


Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar dëmtime në trup dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.


Identiteti i 51-vjeçares nuk bëhet publik, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page