Ngjarje e rëndë mes adoleshentëve, 19-vjeçari shpallet në kërkim pasi plagosi me thikë një 18-vjeçar
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E. R., 19 vjeç. Ky i fundit dyshohet se, pas debatit, ka goditur me mjet prerës të riun 18-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se vijojnë veprimet hetimore dhe operative për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















