top of page

Ngjarje e rëndë në familje, 37-vjeçari godet prindërit me sende të forta, babai në gjendje kritike

Nov 8
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka dhunuar fizikisht prindërit e tij, duke i goditur me sende të forta.


Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përpara banesës së tyre.


Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku raportohet se gjendja e saj është stabilizuar. Ndërkohë, babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Për shkak të gjendjes së tij, 72-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim më të specializuar.


Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page