Ngjarje e rëndë në kopsht, arrestohet edukatorja
- 3 hours ago
- 1 min read
Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.
“KORÇA BOOM”
















