NGJARJE E RËNDË në mëngjes/ Humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor!
- 45 minutes ago
- 1 min read
Aksident me vdekje pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, shtetasi me iniciale M.K., 31 vjeç, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit. Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjetit në momentet kritike.
Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda. Fatkeqësisht, goditja ka qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje, duke e bërë të pamundur çdo ndërhyrje nga ana e ekipeve të urgjencës mjekësore./ Top Channel
“KORÇA BOOM”
















