top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Trajleri merr përpara dy makina, arratiset shoferi...

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.


Sipas dëshmive në vend ngjarje, një trajlier me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.


Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.


Pas njoftimit për këtë aksident policia është vënë në kërkim të mjetit të larguar në drejtim të paditur deri më tani.

“KORÇA BOOM”


bottom of page