Ngjarje e tensionuar në lagjen nr. 15, hetimet në zhvillim e sipër
- Korca Boom
- Sep 7, 2025
- 1 min read
Policia vendore njofton se rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve për motive të dobëta.
Gjatë ngjarjes, tre persona janë dëmtuar me mjet prerës: M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç dhe A. E., 46 vjeç, të gjithë banues në Spitallë, Durrës. Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Policia ka shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















