Ngjarje e tronditshme: I moshuari gjetet pa shenja jete në kanal
- Korca Boom
- Dec 2
- 1 min read
Një ngjarje e tronditshme ka ndodhur në Tiranë, ku trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda një kanali me ujë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kantieri në “Bulevardin e Ri”, ndërsa viktima është identifikuar si H.S., 74 vjeç.
Sipas policisë së kryeqytetit, i moshuari u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë dhe trupi i viktimës është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















