Ngjarje që shokon: Nëna akuzohet për vr*sjen e të birit 4-vjeçar
- 6 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje makabre ka tronditur Australinë, ku një grua 32-vjeçare akuzohet se ka vrarë djalin e saj 4-vjeçar, ndërsa dyshohet se më pas ka konsumuar pjesë të trupit të tij.
Rasti po hetohet nga autoritetet australiane dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi rolin e shërbimeve sociale, të cilat kishin qenë në kontakt me familjen edhe përpara tragjedisë.
Sipas mediave australiane, gruaja u paraqit të shtunën në një komisariat policie në qytetin Wyong, në rajonin Central Coast të shtetit New South Wales, ku dyshohet se u deklaroi efektivëve se kishte konsumuar pjesë të trupit të fëmijës së saj.
Menjëherë pas këtij denoncimi, policia shkoi në banesën ku jetonin nënë e bir. Brenda apartamentit, efektivët gjetën trupin e pajetë të 4-vjeçarit, i cili kishte plagë të rënda në duar.
Nga hetimet paraprake rezulton se fëmija kishte ndërruar jetë disa ditë përpara se autoritetet të viheshin në dijeni për ngjarjen.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes dhe të verifikojnë pretendimet e bëra nga 32-vjeçarja.
“KORÇA BOOM”
















