Pl*gosje me th*kë mbrëmjen e sotme, një person transportohet me urgjencë në spital
- 2 minutes ago
- 1 min read
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën pas Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në sherr, ndërsa identiteti i të plagosurit dhe i autorit nuk është bërë ende i ditur. Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.
Pritet që në vijim autoritetet të japin një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
“KORÇA BOOM”
















