top of page

Ngjarje e rëndë/ E reja ndërron jetë pas ndërhyrjes mjekësore

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi, ku një grua shqiptare, Vjosana Mana, ka ndërruar jetë pak kohë pas sjelljes në jetë të foshnjës së saj.


Familjarët e të ndjerës kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kërkuar një hetim të detajuar për mënyrën se si ndodhi humbja e jetës së saj.


Bashkëshorti i saj, Eneo Rushita, ka treguar në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live” detaje mbi atë që ka ndodhur në spital.


Ai tha se lindja ishte e planifikuar me operacion cezarian dhe se fillimisht gjithçka dukej normale, ndërsa pas lindjes iu komunikua se gruaja kishte pësuar hemorragji të brendshme.

Sipas tij, më vonë mjekët i kanë bërë të ditur se ishte kryer një ndërhyrje e dytë kirurgjikale dhe se i ishte hequr mitra për shkak të komplikacioneve.


“Fillimisht më thoshin që nuk ka arsye për shqetësim. Më pas më informuan se ishte futur në operacion të dytë dhe i ishte hequr mitra për shkak të hemorragjisë. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë”, është shprehur bashkëshorti i së ndjerës.


Ai shtoi se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga autoritetet dhe se presin rezultatet e analizave për të kuptuar shkaqet e sakta të vdekjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page