Ekspl*ziv në makinë në orët e para të mëngjesit
- 8 hours ago
- 1 min read
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku objektiv ka qenë një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në një makinë në pronësi të shtetasit L. F.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e vendosjes së eksplozivit.
“KORÇA BOOM”
















