top of page

Ngjarje që trondit politikën amerikane: Ish-zëvendësguvernatori Fairfax ndërron jetë

  • 4 days ago
  • 1 min read

Ish-zëvendësguvernatori i Virxhinias, Justin Fairfax, dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike në Annandale.


Sipas Policisë së Qarkut Fairfax, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre mëngjesin e sotëm dhe autoritetet po hetojnë rrethanat.


Fairfax kishte shërbyer gjatë administratës së ish-guvernatorit Ralph Northam, ndërsa gjatë karrierës së tij ishte përballur më herët edhe me akuza publike për sulm seksual, të cilat ai i kishte mohuar.


Ish-guvernatori Northam reagoi duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke e quajtur lajmin “zemërthyes”, ndërsa tha se familjet e tyre kanë qenë të lidhura gjatë kohës së shërbimit publik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page