top of page

Ngjarje të shumta në Korçë: Narkotikë, aksidente dhe konflikte fizike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 2 min read

Policia e Qarkut Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale, që lidhen me narkotikët, qarkullimin rrugor, dhunën dhe kalimin e paligjshëm të kufirit.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u konstatuan në qytetin e Bilishtit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike, kokainë.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht në territorin e Greqisë.


Shërbimet e Qarkullimit Rrugor nisën procedim penal ndaj shtetasit E. M., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Sipas policisë, 47-vjeçari ka aksidentuar me automjet një këmbësore, shtetasen L. D., 66 vjeçe, e cila mori ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u largua në banesë. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por u kap më vonë nga policia.


Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për katër shtetas të mitur, banues në Korçë, të cilët u konstatuan në lagjen nr. 13 duke qëndruar pa lejen e pronarëve në një banesë të pabanuar. Të miturit u intervistuan në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit.


Në Pogradec, u nis procedim penal për shtetasit D. M., 31 vjeç, A. Ç., 52 vjeç dhe O. M., 40 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E. M., 35 vjeç, të gjithë banues në Pogradec.


Sipas policisë, shtetasi E. M. dyshohet se ka përplasur me automjet një mjet tjetër dhe më pas, në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë. Vijon puna për kapjen e tij.


Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Devoll nisën procedim penal për shtetasit G. M., 46 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, dhe M. M., 57 vjeçe, banuese në Katerinë, Greqi, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.


Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


Ndërkohë, më datë 9 shkurt 2026, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar largimin nga banesa të dajës së saj, shtetasit A. D., 72 vjeç. Policia po punon për gjetjen e tij.

"KORCA BOOM"


bottom of page