Ngjarjet e fundit në Korçë: Nga arrestimet te aksidentet dhe vdekja natyrale
- 6 hours ago
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka njoftuar për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, ku përfshihen arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në lagjen nr. 16, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për:
shtetasen A. L., 53 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në fshatin Gështenjas;
shtetasin Xh. S., 49 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij, në lagjen nr. 5.
Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetaseje.
Më datë 03.04.2026, në Spitalin e Korçës është paraqitur për mjekim shtetasi V. Q., 66 vjeç, banues në Maliq, i cili gjatë pastrimit të punishtes pranë banesës së tij ka dëmtuar aksidentalisht dorën me një disk prerës. Pas ndihmës së parë, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po në të njëjtën datë, në lagjen nr. 6 në Korçë, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasi E. H., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















